fbpx

‘Si nuk kanë shpirt?’, Bashkimi shpërthen kundër Mikelës dhe Ritvanës

nga Revista Kosovarja

Këtë të Hënë në “Përputhen” Bashkimi shpërtheu kundër Ritvanës dhe Mikelës për sjelljen e tyre ndaj Alvisës në “Prime”. Dy vajzat nuk e mbështetën, por iu kundërvunë kur ajo tregoi se ishte dhunuar nga Hyseni.

Bashkimi e konsideroi sjelljen e tyre shumë të ulët. “Nuk prisja këtë nivel kaq të ulët, sidomos nga femrat, që thonë se janë dhe shoqet e saj. Si nuk kanë shpirt mbi të gjitha? Edhe mashtruesja më e madhe në botë të kishte qenë, nuk duhej ajo sjellje, sidomos kur bëhet fjalë për dhunën. Më dhimbset shumë nëse është e vërtetë, nëse jo ajo ia bën veten”, tha ai.

Vajzat dhe vetë opinionisti Arjan Konomi kërkuan falje dhe theksuan se tashmë çdo gjë është në duar të organeve përkatëse.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]