fbpx

Si përshkruhej Hashim Thaçi në urdhërarrestin e lëshuar nga Serbia në vitin 1997

nga Revista Kosovarja

Një dokument i vitit 1997 i të ashtuquajturit, Sekretariati të Punëve të Brendshme në Prishtinë, tregon se si Hashim Thaçi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Serbisë.

Në urdhërarrestin e lëshuar nga Serbia, Thaçi përshkruhet si “pjesëtar i bandës terroriste të separatistëve shqiptarë”, si dhe një njeri që konsiderohet i rrezikshëm, pasiqë “ sillet i armatosur dhe është I gatshëm të përdorë armët e zjarrit.

Kështu shkruhet në urdhërarrestin e Serbisë për Thaçin që e ka përkthyer Periskopi:

Në bazë të nenit 551 dhe 554, të Ligjit Penal dhe aktvendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë me numër K-37/97 ministria e punëve të brendshme të Republikës së Serbisë,-sekretariati i punëve të Brendshme në Prishtinë, për të mbajtur dënimin me burg prej 10 vjetësh është në kërkim të terroristit: Hashim Thaçi i quajtur “Gjarpri”.

Hashim Thaçi është pjesëtar i bandës terroriste të separatistëve shqiptarë dhe komandant i të ashtuquajturës “ Drejtoria politike e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së”. Është pjesëmarrës I shumë sulmeve terroriste në pjesëtarët e policisë në Gllogovc për carë nga ana e Gjykatës ë Qarkut në Prishtinë 11 korrik 1997 është dënuar me 10 vjet burg. I sipërpërmenduri, kohëpaskohe qëndron në Shqipëri dhe në Zvicër, ndërsa në Kosovë vjen përmes kalimeve ilegale nga Shqipëria. I lusim të gjithë ata të cilët dinë diçka për vendndodhjen dhe sjelljet e Hashim Thaçit ose identifikojnë në bazë të kësaj fotografie, që menjëherë t’i drejtohet stacionit më të afërt policor. Tërheqim vërejtjen se Thaçi sillet i armatosur dhe është i gatshëm të përdorë armët e zjarrit”.

Sekretariati I Punëve të Brendshme në Prishtinë

Hashim Thaçi sillet i armatosur dhe është i gatshëm të përdorë armët e zjarrit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]