Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si po arrin të ndikojë izolimi në cilësinë e gjumit tuaj?

nga Revista Kosovarja

A e keni vërejtur se teksa jeni duke fjetur më gjatë këto ditë, cilësia e gjumit është përkeqësuar?

Në të gjithë botën, shumë njerëz që janë në izolim janë duke e përjetuar këtë gjë.

Një sondazh i kohëve të fundit ka zbuluar se një gjumë jo i mirë lidhet me ndryshimin e rutinës dhe shqetësimin për shkak të situatës në të cilën ndodhemi. Sondazhi u krye për 2,000 individë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Studiuesit e sondazhit zbuluan se individët para izolimit flinin të paktën gjashtë orë gjumë, ndërsa me fillimin e pandemisë orari i tyre i gjumit është zgjatur. Sondazhi zbuloi se rreth 13 përqind e të anketuarve kanë tejkaluar tetë orë gjumë të rekomanduar.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjithashtu një në katër persona, u shprehën se cilësia e gjumit ishte shumë e keqe. Studiuesit zbuluan se puna deri vonë në mbrëmje, apo edhe leximi i lajmeve pak përpara gjumit, janë faktorë që ndikojnë në një gjumë të shqetësuar gjatë natës.Një tjetër element i rëndësishëm dhe me ndikim të madh është gjithashtu edhe rutina gjatë ditës.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se rreth 48 përqind e të anketuarve nuk mund të flinin gjatë natës, për shkak të frikës nga pandemia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]