fbpx

Si protestë kundër abortit 22-vjeçari ngjitet në një kullë 60-katëshe

nga Revista Kosovarja

Një burrë që e përshkruan veten në profilin e tij në rrjetet sociale si “Spidermani pro-jetë” u pa duke u ngjitur në Kullën 60-katëshe Salesforce në San Francisko të martën në mëngjes.

Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit, kur një burrë që shihej duke u ngjitur në Kullën Salesforce tërhoqi një turmë shikuesish.

“Gjithçka po shkon mirë, do të doja të kisha pak ujë”, citohet të ketë thënë ndërkohë ai, i cili me arritjen e majës së rrokaqiellit rreth 300 metra të lartë rreth orës 11:00, u arrestua.

I identifikuar si 22-vjeçari Maison DesChamps, ai postoi në historinë e tij në Instagram gjatë ngjitjes.

DesChamps tha se ai kohët e fundit filloi të ngjitej rrokaqiejt për të përhapur mesazhin e tij kundër abortit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]