Argjentina Ramosaj është një nga artistet më të ndjekura në rrjetet sociale, por kur vjen fjala për jetën private, ajo është mjaft e rezervuar.
Megjithatë, së fundmi këngëtarja ka surprizuar ndjekësit e saj duke publikuar një moment të rrallë dhe mjaft të ndjerë krah bashkëshortit të saj.
Argjentina shfaqet pranë bashkëshortit më e lumtur se kurrë, ndonëse zgjedh të mbajë familjen larg syrit të publikut, ky postim duket se është një përjashtim i ëmbël, që i ka emocionuar ndjekësit, shkruan “Kosovarja”.
Ka kohë që Ramosaj nuk është aktive në muzikë, por a do të ndodh një rikthim i saj në skenë, mbetët të shihet në vazhdim.