fbpx

Si rrallëherë Rina Balaj zbulon fotot e vjetra të familjes

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja, Rina Balaj, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me momente nga përditshmëria e saj, gjatë ditës së djeshme ajo ka hapur arkivat dhe ka publikuar disa fotografi të familjes së saj.

Ajo ka publikuar disa foto ku këngëtarja shihet me njerëzit e saj më të afërt në hapat e parë të jetës.

Rina ka shfaqur në foto gjyshin e saj, krahas së cilës ka shkruar:

“Unë dhe gjyshi im. Më mungon shumë baci”.

Ajo gjithashtu ka publikuar imazhin e nënës së saj para 31 vitesh dhe siç duket Rina e paska marrë gjithë bukurinë nga e ëma.

Artistja së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re të quajtur “Rosita”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]