Të largosh një njollë nga rrobat e tua është e bezdisshme, veçanërisht kur ato nuk largohen në lavatriçe.
Por tani një ekspert lavanderie ndau metodën e tij profesional për të hequr qafe edhe njollat ”më të vështira”, duke përfshirë edhe njollat e manikyrit dhe çamçakëzit.
Deyan Dimitrov, CEO i Laundryheap, këmbënguli se me këshillat e tij nuk ka nevojë të hidhen rrobat tutje.
Duke folur për Daily Express, ai tha: “Fusni veshjen në lëng limoni dhe përdorni anën e mprehtë të një thike për të hequr çamçakëzin e tepërt. Lani menjëherë rrobat në lavatriçe për të parandaluar që lëngu i limonit të ndryshojë ngjyrën e rrobave tuaja”.