fbpx

Si ta hiqni llakun pa aceton?

nga Revista Kosovarja

Hapni dezodorantin, spërkatni në thua dhe menjëherë, derisa është i njomur, hiqni me pambuk shtresën e ngjyrës

Nuk keni aceton ndërkaq dëshironi ta hiqni llakun nga thonjtë?

Problemi juaj do të zgjidhet nëse keni dezodorant sprej.

Hapeni spërkatni në thonj dhe menjëherë, derisa të jetë i njomur, hiqni me pambuk shtresën e ngjyrës.

Nëse nuk hiqet e gjitha, përsëriteni procedurën disa herë.

Edhe me një lloj spreji mund ta hiqni ngjyrën nga thonjtë – me llakun e flokëve. Mirëpo patjetër në të njëjtin çast pas spërkatjes duhet të reagoni, sepse llaku shumë shpejt thahet dhe forcohet.

Procedura është e njëjtë si edhe me dezodorantin, mirëpo këtë herë përdorni peshqirë, letër tualeti apo fasoleta të njomura në vend të pambukut, sepse llaku është i ngjitshëm, andaj më vështirë do t’i hiqni mbetjet e pambukut nga thonjtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]