Konsideroni me kujdes vendin dhe kohën…
Kundërshtimi profesional nuk është problem – në fakt, shumë liderë të mirë e vlerësojnë kur dikush mendon në mënyrë kritike, për sa kohë kjo bëhet me etikë dhe qëllim të mirë.
Ndonjëherë nuk është se çfarë thua, por është se ku dhe kur e thua.
Prandaj, nëse ajo çfarë ke për të thënë do ta bënte shefin të ndjehej keq në sytë e tjerëve, më mirë konsideroje vendin dhe kohën prapë…
Zgjidh momentin e duhur
Mos e kundërshto kur është i nervozuar apo i ngarkuar. Prisni një moment më të qetë për bisedë.
Filloni pozitivisht
Kur i flitni dikujt me autoritet, jo domosdoshmërish duhet të shfaqësh natyrën tuaj të egër, por duhet të silleni me kujdes. Dhe kjo është pikërisht arsyeja se përse duhet të fillosh kundërshtimet tuaja duke përmendur diçka pozitive.
Filloni me respekt. P.sh.: “E vlerësoj shumë përkushtimin tuaj, por kam një mendim pak ndryshe për këtë çështje.” Kjo tregon që nuk po e sfidoni autoritetin e tij, por po ofroni një këndvështrim tjetër.
Përdor fakte, jo emocione
Mos thoni “S’më pëlqen kjo mënyrë”, por: “Nga përvoja që kemi pasur, duket se kjo qasje s’ka funksionuar siç kemi shpresuar.”
Sugjero alternativën, mos kritiko personalisht
Në vend që të thuash “kjo nuk është ide e mirë”, thuaj: “A do të ishte më efektive sikur të provonim edhe këtë mundësi?”
Mos e bëni publike
Mos e kundërshtoni para ekipit ose në email grupe – bëjeni privatisht, për ta mbajtur respektin e ndërsjellë.
Mbani ton të qetë dhe trupin të hapur
Gjuha e trupit ka shumë rëndësi. Shmangni tonin ironik, shikimin sfidues ose mbrojtës.
Dije kur të ndalesh
Nëse shefi qëndron tek vendimi i tij, pranoni me maturi: “E kuptoj plotësisht, dhe do të jap maksimumin që të zbatohet sa më mirë.”
Bëni pyetje
Menaxheri apo shefi juaj e ka rolin kryesor, prandaj nuk do të ndjehej mirë nëse t’i do të filloje të kritikoje dhe të jepje instruksione.
Prandaj, bëni pyetje shefit tuaj për t’ia bërë të qartë se dëshironi diskutim bashkëpunues.
P.sh., mund të thoni diçka si: “Më pëlqen ideja jote për të mbajtur takime ekipore çdo javë. Sidoqoftë, mendoj që dita e mërkurë është më e preferueshme se dita e enjte për t’i mbajtur këto mbledhje. Çfarë mendon ti?”
Respektoni vendimin final
Në fund, shefi juaj e merr vendimin final. Pavarësisht se nëse ai/ajo e mbështet apo e kundërshton mendimin tënd, ti duhet të respektosh vendimin final.