Njerëzit mbi moshën 30 vjeçare duhet të tregohen më të vëmendshëm për zemrën e tyre.
Pas kësaj moshe, zemra nis rrugën e pandalshme të plakjes gjë që rrit rrezikun e vuajtjes nga një atak apo ishemi.
Studimet, thonë se rreth 80 përqind e rasteve të këtyre dy problemeve që shfaqen tek njerëzit nën moshën 75 vjeç mund të parandalohen nëse shëndeti i zemrës do të ishte përmirësuar.
Sipas këtyre studimeve, 4 nga 5 të rritur rrezikojnë të vdesin parakohe si pasojë e stilit të pashëndetshëm të jetesës.
Rrjedhimisht ata duhet të lënë duhanin, të ushqehen shëndetshëm dhe të kryejnë aktivitet fizik.
Si Të Dalloni Moshën E Zemrës
Mbipesha, ushqimi i keq, mungesa e aktivitetit fizik dhe tensioni i lartë i gjakut janë faktorë të lartë rreziku që lënë gjurmë në zemër duke e plakur atë.
Mosha e vërtetë e zemrës mund të tregohet edhe nëpërmjet analizave ose duke kryer një test prej 16 pyetjesh që me siguri do t’ju ndihmojë.
Ky test organizohet nga Instituti I Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe dhe British Heart Foundation.