Frapé është një nga pijet më të freskëta dhe të preferuara gjatë verës, veçanërisht nga adhuruesit e kafesë. I ftohtë, kremoze dhe i lehtë për t’u përgatitur – kjo pije greke mund të bëhet fare lehtë në shtëpi, me pak përbërës dhe pa nevojën e ndonjë pajisjeje të veçantë.
Përbërësit që ju duhen:
2 lugë çaji kafe e tretshme (instant, p.sh. Nescafé)
1-2 lugë sheqer (sipas dëshirës)
Pak ujë të ftohtë (rreth 2-3 lugë)
Qumësht (opsional)
Kubëza akulli
Ujë i ftohtë
Përgatitja:
Në një gotë të lartë ose shaker, shtoni kafenë, sheqerin dhe pak ujë të ftohtë.
Përziejeni me mikser dore elektrik ose shaker derisa të krijohet një shkumë e trashë dhe kremoze.
Hidhni përzierjen në një gotë të madhe.
Shtoni disa kubëza akulli dhe mbusheni gotën me ujë të ftohtë ose për më shumë shije, me qumësht të ftohtë.
Përziejeni pak me lugë dhe pijeni me pipëz.
Këshillë shtesë:
Nëse dëshironi një variant më të pasur, mund t’i shtoni pak pana ose shurup çokollate sipër.
Frapé është ideal për ditët e nxehta kur keni nevojë për një energji të shpejtë dhe një freski të këndshme pa dalë nga shtëpia!