fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Si të reagoni kur dikush flirton me partnerin tuaj

nga Kosovarja
2 javë më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Një nga situatat më të pakëndshme në botë. Ti je aty me të dashurin/ën dhe në tavolinën tjetër është dikush që ia ka ngulur sytë atij/asaj. Ok, herën e parë nuk i jep rëndësi sepse në fund të ditës mund ta bëje dhe ti në mënyrë të paqëllimtë, por nëse kjo situatë vazhdon dhe përkeqësohet, duhet të merrni situatën në dorë.

Përpiquni të kontrolloni emocionet dhe nëse jepni përgjigjen e duhur, do të dilni me sukses nga kjo situatë. Cila është përgjigjja e duhur?

1. Studio fillimisht rrethanat

Analizo nëse ja vlen të reagosh duke vëzhguar më parë kontekstin e situatës. Mbi të gjitha, kujto se nuk është faji i partnerit tënd nëse dikush përpiqet të flirtojë me të. Pse të harxhosh kohë dhe nerva?

Le ta supozojmë se është diçka momentale dhe ndodh para syve të tu, si për shembull: një bisedë e gjatë mes tij dhe dikujt tjetër gjatë një feste, ose ca të qeshura mes tyre dhe kushërinjve të tu. Në këto raste e mira është të mos reagoni. Askush s’po bën asgjë pas krahëve. Thjesht po kalojnë mirë.

2. Nëse është flirtim i lehtë, përdore në favorin tënd

Situata të tilla përgjithësisht gjenerojnë xhelozi sepse ne kuptojmë që partneri ynë shijon vëmendjen e dikujt tjetër.

Në vend që ta tregoni me inat sa xhelozë po ndiheni, tregohuni të zgjuar dhe përdoreni në interesin tuaj. Nëse dikush tjetër po shijon shakatë dhe bisedat e tij do të thotë se ka diçka tërheqëse aty. Kujtojani vetes dhe motivohuni për të punuar fort me lidhjen tuaj. Me pak fjalë, kjo situatë do t’ju ndihmojë për të zgjuar sërish fluturat.

3. Në flirtimi zgjat dhe bëhet më intensive, shihni reagimin e tyre

Supozojmë se personi që flirton me partnerin tënd është prezent në jetën e tyre çdo ditë; mund të jetë kolege pune, apo shoqe/shok fëmijërie. Kjo i përkeqëson paksa gjërat duke i bërë fare të rehatshme. Në këtë pikë, shih si i përballon ai/ajo të tilla flirte. Nëse nuk ia kthen dhe përpiqet të ndryshojë bisedë ose të përfshin ty brenda tyre, është e qartë që nuk ka vend për të reaguar aty për aty. Ai/ajo po bën gjithçka duhet.

4. Tregoji partnerit tënd si ndihesh dhe çfarë mendon

Ka shumë gjasa që edhe partneri yt të vendoset në siklet nga të tilla situata, por thjesht janë shumë të turpshëm ose thjesht s’dinë si të reagojnë për ta ndaluar. Ose ose, thjesht nuk e kupton sa po të besdis diçka e tillë. Prandaj, mos aludo asgjë dhe tregohu i sinqertë me të. Pyete në lidhje me personin tjetër, shpjegoji çfarë mendon dhe kërkoji të parandalojë nëse ndodh sërish. E mira është që forma e gjuhës së përdorur gjatë bisedës të jetë paqësore. Dramat s’do t’ju ndihmonin.

5. Momenti për t’u përballur me flirtuesin/en

Jemi në rastet ekstreme kur asnjë nga këshillat më lart nuk ka funksionuar. Kur ai/ajo s’di të ndalojë, mund ta marrësh veç dhe të përballesh. Nëse dikush nga koleget e tua vetëm qesh me tët shoq, prek krahun e tij në mënyrë të përsëritur dhe nuk i ndahet për asnjë moment reago. Sigurisht nëse mendon se gjeste të tilla janë të qëllimshme.

6. Ktheji sytë nga marrëdhënia jote

Edhe pse s’është faji i tij/saj që dikush flirton është komplet situatë tjetër nëse partneri e pret krahë hapur dhe vazhdon ta shijojë vëmendjen. Në këtë rast, qartësohu me veten dhe prano që faji s’është i personit tjetër.


Etiketa: lidhjaPartneriKeshillaMarredhenia ne çiftFlirtim

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Vlera e duasë në muajin e Ramazanit

4 orë më parë
Per Jete

Këto vepra nuk janë të pëlqyeshme për femrat ne Ramazan

5 orë më parë
Per Jete

Këshilla për agjëruesit fillestarë

6 orë më parë
Per Jete

Disa prej arsyeve pse femrat tradhtojnë

7 orë më parë
Per Jete

Tipi i femrës që është “i rrezikshëm” për shëndetin e meshkujve

7 orë më parë
Per Jete

Këto janë 2 mënyra ideale për të luftuar celulitin

8 orë më parë
Postimi tjetër

12 ushqimet më të mira për t’u ngrënë në mëngjes

Paralajmërohet borë nga kjo ditë

Sot mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

TË FUNDIT

Vlera e duasë në muajin e Ramazanit

4 orë më parë

Këto vepra nuk janë të pëlqyeshme për femrat ne Ramazan

5 orë më parë

Këshilla për agjëruesit fillestarë

6 orë më parë

Disa prej arsyeve pse femrat tradhtojnë

7 orë më parë

Tipi i femrës që është “i rrezikshëm” për shëndetin e meshkujve

7 orë më parë

Adem Ramadani e Gold AG publikojnë këngën kushtuar Ramazanit

8 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Elvana Gjata shfaqet unike në foton e fundit

A i dini 7 llojet e dashurisë sipas mitologjisë?

Learta shfaqet me veshje tradicionale e me vajzën në krahë

Arta Elezaj femër e zgjuar, ikën nga Kosova shkon në Dubai

Astrit Stafa me album dedikues për ata që ishin dhe nuk janë

Fjalët prekëse të një babai: “Kam qarë dy herë në jetë prej teje, bija ime”

Ahmeti tha se do të shkoj në Shqipëri nëse zgjatet mbyllja, Mushkolaj: Do të ishte mirë me punu najsen ti

Banka Botërore: Keqmenaxhimin e pandemisë, Kosova po e pëson më së keqi në rajon

Problemet që do të keni me lëkurën nëse flini me grim

Kombinimi i këtyre dy përbërësve kthen shkëlqimin në fytyrë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci