fbpx

Si të shpëtoni nga kolla e thatë

nga Revista Kosovarja

Xhinxheri ashtu sikurse mjalti ka veti inflamatore. Ai kuron në mënyrë të thjeshtë fytin tuaj të tharë dhe ndoshta të acaruar. Xhinxheri redukton inflamacionin dhe dhimbjen e fytit.

Kombinimi me qumështin e bën më potencial këtë shurup dhe gjithashtu do të ulë disi shijen e fortë të xhinxherit (pasi jo të gjithë e pëlqejnë).

Gjërat që do ju nevojiten:

1 copë e vogël xhinxher
1 lugë gjelle mjaltë
2 gota ujë

Udhëzime:

Në një xhezve vendosni ujin për të zierë dhe ndërkohë shtoni xhinxherin. E lini të ziejë për disa minuta.
E fikni zjarrin dhe shërbejeni çajin në një filxhan. Shtojini sipër mjaltin teksa çaji është akoma i ngrohtë.
Pini një filxhan çaj si ky, dy herë në ditë dhe kolla e thatë do ju eliminohet brenda disa ditëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]