Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si të shpëtosh nga fiksimi për atë që të duket sikur s’do ta harrosh kurrë

nga Revista Kosovarja

Duke qenë se njeriu nga natyra kërkon atë që nuk e ka, ndodh fiksohemi pikërisht me ata që s’na kushtojnë vëmendje.

Mbi artikull

Na duket sikur asnjëherë nuk kemi për ta hequr nga mendja atë person, sikur s’do të takojmë kurrë askënd që të na pëlqejë aq shumë e të tilla gjëra. Në fakt edhe në këtë rast, si në shumë raste të tjera, është gjithçka çështje psikologjike.

Kur na pëlqen dikush e kemi merak ta kontrollojmë se ç’bën në rrjetet sociale, ku rri, me kë, por e dini çfarë? Kjo duhet të marrë fund.

Zhduke nga rrjetet sociale!

Moneytizer Paragrafi 4

S’është e thjeshtë ta shikosh çdo ditë duke postuar foto me të dashurën e re. Që të fitosh kontrollin dhe të mos ndikohesh nga veprimet e tij, ose mos e ndiq më në Instagram, ose përdor opsione që të mos të të dalë në faqe të parë.

Zakonisht, as që e vë re se ti nuk po e ndjek më në Instagram. E vërteta është se përgjithësisht, fiksimeve që s’na e kthejnë nuk u intereson çfarë bëjmë ne, kështu që jepi një të fshirë lirisht dhe jeto e qetë.

Lejoje dikë të ri të ta heqë nga mendja

Qoftë në Tinder, Facebook, Instagram, qoftë kur del të pish kafe me miqtë, mundësitë për të njohur njerëz të rinj, interesantë, janë të pafundme. Mos u bëj aq i cekët sa t’i lësh të ikin vetëm sepse “nuk janë si ai” dhe sepse mendon se ti gjithsesi “nuk do të ndihesh asnjëherë si me atë”. Nuk ka asgjë që të bën ta heqësh nga mendja një fiksim, sa një njeri i ri me të cilin komunikon vazhdimisht. Zakonisht, ky person i ri (që ti s’duhet të bësh gabimin ta lësh) është shumë më inteligjent, i sjellshëm dhe i denjë se ai që ke fiksim, duhet vetëm pak kohë sa ta heqësh nga mendja këtë ide dhe ta njohësh.

Ji i sinqertë me veten

Vërtet fiksimet janë fiksime, por kur i kujtojmë vite më vonë, themi: “Ç’pëlqeja unë tek ai?” E njëjta gjë ndodh edhe kur të rritesh. Fillimisht e idealizon, por pasi kalon ca kohë nis ta shikosh si një njeri të zakonshëm, siç edhe është, me gjithë difektet që ka (kryesori: nuk i pëlqen ti). Koha kur do të të duket një kujtim qesharak do të vijë herët apo vonë, por sa më shpejt të qartësosh imazhin e tij brenda vetes, aq më mirë do të jetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/