fbpx

Si të zgjidhni një emër për fëmijën tuaj: Ekspertja ju këshillon t’u kushtoni vëmendje tri gjërave

nga Revista Kosovarja

Zgjedhja e një emri për fëmijën është një përvojë e veçantë dhe emocionuese për prindërit e ardhshëm

Zgjedhja e emrit është një nga hapat e parë të dashurisë dhe përkujdesjes që u ofroni fëmijëve tuaj. Prandaj, kushtojini kohë dhe mendim, duke pasur parasysh jo vetëm aktualitetin, por edhe të ardhmen e atij emri në jetën e fëmijës suaj.

Edhe pse mund të duket një detyrë e thjeshtë, në të vërtetë është një vendim me peshë, sepse fëmija do ta mbajë atë emër gjatë gjithë jetës. Pikërisht për këtë arsye, është e rëndësishme që emri të zgjedhet me kujdes dhe mendim të matur.

Ekspertja Lorna Marsh nga “BabyCenter” ndan tri këshilla kyçe që çdo prind duhet t’i marrë parasysh para se të vendosë për emrin e fëmijës.

1. Vëmendje se si tingëllon emri

Mendoni se si do të tingëllojë emri jo vetëm kur fëmija është i vogël, por edhe kur të rritet. Provojeni ta shqiptoni me mbiemrin – disa emra mund të jenë të bukur më vete, por në kombinim me mbiemrin tingëllojnë çuditshëm ose krijojnë ritëm të pakëndshëm. Konsideroni gjithashtu si do të duket emri në situata formale dhe joformale – për shembull, kur fëmija të prezantohet në punë apo të thirret në klasë.

2. Popullariteti i emrit

Sipas Marsh, shmangia e emrave tepër të zakonshëm mund të jetë një ide e mirë, nëse dëshironi që fëmija juaj të ketë një emër të veçantë dhe jo të përhapur gjerësisht. Megjithatë, kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga emrat klasikë. Qëllimi është të gjeni një ekuilibër mes origjinalitetit dhe traditës, duke zgjedhur një emër që është i këndshëm, i kuptueshëm dhe me identitet të fortë.

3. Mundësia për nofka

Para se të vendosni për një emër, mendoni për nofkat që mund të rrjedhin prej tij. Ndonjëherë fëmijët krijojnë nofka pa qëllim të keq, por ato mund të bëhen burim talljeje apo sikleti për fëmijën. Zgjidhni një emër që është rezistent ndaj keqinterpretimeve dhe që nuk lejon krijimin e nofkave negative ose nënvlerësuese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]