Disa këshilla se si ta shëroni lëkurën tuaj nga qimet e rritura përbrenda.
Të gjithë femrat pajtohen se një nga gjërat më irrrituese janë qimet e rritura përbrenda, shkruan “TeenVouge”.
Nëse doni t’i hiqni, gjithçka që ju duhet të bëni është t’i ndiqni këto këshilla.
Shmangi të brendshmet e komplikuara
Të brendshmet që vishni kanë shumë rëndësi kur bëhet fjalë për qimet e rritura përbrenda. Ato mund të irritojnë lëkurën dhe ti shtypin më thellë në lëkurë qimet. Të brendshmet e pambukut janë më të përshtatshmet.
Mos vishni pantallona të ngushta
Pantallonat e ngushta ose getet do të ndikojnë që qimet të shtypen në lëkurë dhe kjo veçse do e bëjë infeksionin më të keq sesa që është.
Nëse ka dalë në sipërfaqe, hiqe me piskatore
Në momentin që një qime e rritur nga brenda del në sipërfaqe, ju duhet ta hiqni sepse do të hiqni edhe infeksionin e mundshëm nga lëkura juaj.
Kurrë mos provoni t’i shtrydhni
Qimet nuk duhet të shtrydhen që të hiqen, sado tunduese që mund të jetë kjo për juve. Kjo mund vetëm ta përkeqësoj infeksionin dhe ta përhapi atë.
Rruani në drejtimin e kundërt të rritjes
Kjo gjithashtu edhe parandalon rritjen e brendshme të qimeve, por edhe në rast se iu ka ndodhur, kjo do iu ndihmoj që t’i hiqni më mirë.
Fërkoni lëkurën tuaj mirë
Lëkura e vdekur bllokon poret, duke krijuar rrethanat perfekte që qimet të rriten nga brenda. Vajrat gjithashtu mund të ndihmojnë në pastrim të lëkurës së vdekur, transmeton lajmi.net.
Shmangni deodorantin
Përdorimi i deodorantit në zona të infektuara si shkak i qimeve të rritura nga brenda do të përkeqësoj infektimin e lëkurës tuaj.
Përdoni metoda tjera depilimi
Nëse rruajtja po ju shkakton qimet të rriten nga brenda, provoni metoda tjera më të përshtatshme, si p.sh. depilimi me dyllë të nxehtë ose me laser.