Dhimbjet e dhëmbëve janë të tmerrshme, por fatmirësisht ekzistojnë disa receta të cilat mund t’jua lehtësojnë makthin.
Kjo nuk do të thotë se duhet të gjeni rehat dhe të mos i kushtoni rëndësinë e duhur problemit, por të paktën t’i shpëtoni dhimbjes deri sa të takoni dentistin.
Ujë dhe kripë
Si t’i shpëtosh dhimbjes së tmerrshme të dhëmbit
Një një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një lugë çaji kripë dhe shplani gojën me të. Kështu do t’i shpëtoni dhimbjes për një kohë të shkurtër.
Sodë buke dhe pastë dhëmbësh
Si t’i shpëtosh dhimbjes së tmerrshme të dhëmbit
Përzjeni pak sodë buke dhe pastë dhëmbësh. Përbërjen që krijuat vendoseni direkt në dhëmbin që ju dhemb.
Akull
Si t’i shpëtosh dhimbjes së tmerrshme të dhëmbit
Të gjithë e dimë që akulli arrin të bëjë mpirjen e një zone të caktuar. Vendosni akull mbi faqe ose fusni një kub akulli në gojë për të lehtësuar dhimbjet.
Ekstrakt vaniljeje
Si t’i shpëtosh dhimbjes së tmerrshme të dhëmbit
Vajërat esencialë, kanella, rrënjët e karajfilit ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve. Kështu shihni çfarë ju ndodhet në raftet e kuzhinës dhe futeni në gojë.
Bustina çaji
Si t’i shpëtosh dhimbjes së tmerrshme të dhëmbit
Kryesisht çaji i zi dhe ai i kamomilit kanë efekt qetësues. Kështu që për t’i shpëtuar një dhimbjeje mjafton të vendosni mbi dhëmb një bustinë të lagur çaji.
Qepë
Si t’i shpëtosh dhimbjes së tmerrshme të dhëmbit
Kjo mund të mos ju pëlqejë shumë si ide, por qepa përveç se largon dhimbjet lufton edhe infeksionin. Pra mjafton të gëlltisni një copë qepë dhe ja ku u bëtë dentistë të vetes.