fbpx

‘Si u ndjeve kur pe ça bëhet jashtë për Luizin?’, flet Kiara

nga Revista Kosovarja

Kiara Tito ishte sot e ftuar në “Fan Club” ku dha intervistën e parë pas daljes nga “Big Brother VIP”. Mes të tjerash, Megi Pojani i tha: Gjatë qëndrimit tënd aty brenda një nga kërkesat që kanë pasur ndjekësit ka qenë “sikur Kiara vetëm ta dinte ça bëhet jashtë për Luizin”. E ndjeje aty brenda? E di që është bërë një protestë besoj?

“Protestën e kam parë vetë dje kur dola. Jo nuk e dija që kishte arritur këto lloj përmasash. Ma merrte mendja, kemi pasur ca indicie të vogla si drona por jo në këtë lloj niveli. Nuk e prisja. Më bëhet shumë qejfi që kanë arritur ta kuptojnë se ça njeriu është ai”, u përgjigj Kiara.

Megi: Si ndihesh që ai ka fituar përveç zemrës tënde dhe zemrën e njerëzve jashtë?

Kiara: E meriton gjithë pozitivitetin dhe mbështetjen që njerëzit i japin dhe do i japin deri në fund.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]