14
Në mbrëmjen gala të mbretit të Holandës, të organizuar gjatë Samitit të NATO-s në Hagë, Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda, spikatën për elegancën e tyre të veçantë.
Edi Rama u shfaq me një kostum krem, të thjeshtë dhe të pastër, të shoqëruar me një kravatë me motive, duke ruajtur një balans të përsosur mes formalitetit dhe lehtësisë, një stil që tashmë është i njohur si “firmë” e tij.