fbpx

Sillni elegancë dhe ngrohtësi në një banjë moderne

nga Revista Kosovarja

Mobiliet prej druri me skaje të papërpunuara kanë qenë një trend jashtëzakonisht popullor në dizajnin e brendshëm për disa kohë

Është një ide e gabuar që një element i tillë i banjës mund të përdoret vetëm në kabina druri apo shtëpi ku dominon stili rustik, mesdhetar apo ekzotik, sepse përshtatet në mënyrë shumë harmonike në ambientet moderne.

Shkon me çdo stil

Sfondi neutral i banjave moderne lejon që një raft unik ose një piedestal prej druri të bie në sy, andaj sharmi i tij sjell një dimension të ri në një mjedis të sofistikuar.

Një element unik dhe i mbresëlënës prej druri me një skaj natyral shpesh bëhet pika qendrore e hapësirës dhe mund të ndikojë fuqishëm në stilin e të gjithë enterierëve.

Si të zgjidhni pllakën ideale për banjën tuaj

Gjithçka që ju nevojitet për transformimin e banjës është një dërrasë e vërtetë dhe masa në të cilën do të trajtohet druri varet nga enterieri dhe shija juaj.

Në përgjithësi, sa më natyral dhe më pak i përpunuar të jetë druri – aq më mirë, por disa banja thjesht kërkojnë një pamje më të lëmuar, kështu që, përveç sipërfaqes së sipërme të pllakës, edhe skajet janë të lëmuara dhe të llakuara.


Nëse zgjidhni një pamje më natyrale, kjo do t’ju lejojë t’i jepni banjës një karakter unik dhe ta bëni hapësirën të jashtëzakonshme.

Kushtojini vëmendje zgjedhjes dhe pozicionit të ndriçimit për të nxjerrë në pah të gjitha nyjat, çarjet dhe unazat që e bëjnë çdo panel kaq unik dhe interesant.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]