fbpx

Simite shtëpie me gjalpë

nga Revista Kosovarja

Të buta, të shijshme dhe të ngrohta – ideale për kafjall apo darkë, por edhe për drekë – në vend të bukës.

Përbërësit:

▪ 250 g miell,
▪ 75 g gjalpë,
▪ 1 dl qumësht,
▪ një gotë ajkë,
▪ të verdhë të vezës,
▪ një qese e vogël pluhur për simite,
▪ një lugë e vogël kripë

Përgatitja:

Ngjishni brumin nga të gjithë përbërësit dhe shtrijeni me okllai.

Me gotë apo me dorë bëni simitet.

Lyeni me të bardhët e mbetur të vezës, sipas dëshirës qitni susam, qimon apo fara luledielli dhe piqni në 180 gradë derisa të skuqen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]