fbpx

SINAN godet me EP-në “5 Letra për Ty”, kënga “Diell për mua” merr pëlqimin e publikut

nga Revista Kosovarja

Pas një pune intensive 6-mujore, Sonic Team vjen me një super projekt të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin SINAN. EP-ja titullohet “5 Letra për Ty” dhe përmban 5 këngë të reja, ku çdo këngë mbart një ndjesi të veçantë për dëgjuesin.

Në këtë projekt janë përfshirë emra të njohur të muzikës si producenti Loni, që njëherazi është edhe drejtuesi kreativ i EP-së, si dhe reperi Fuego dhe kantautorja e re Alketa, që ka spikatur me talentin e saj në tekstet e këngëve.

Kënga e parë e SINAN me titull “Diell për mua”, tashmë është lansuar dhe mirëpritir nga publiku, dhe çdo dy javë do të publikohet nga një këngë e re në të gjitha platformat digjitale si Spotify, YouTube e të tjera, nëpërmjet 360Media.

“5 letra për ty – 5 ndjenja ku secili do ta gjejë veten,” thotë Sinani.

Vera sapo nisi, dhe muzika e mirë nga këngëtari me zë briliant SINAN nuk do të mungojë.

SINANI – DIELL PER MU (Official Visualizer) – YouTube

No description available.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]