fbpx

Sinan Vllasaliu flet me mall për të atin

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i shquar i këngës shqipe, Sinan Vllasaliu ka folur me mall për mungesën e të atit.

Ai nuk e ndjeu ngrohtësinë e tij edhe si fëmijë.

Në emisionin “Sol” të Klan Kosova, artisti thotë se si fëmijë ka lakmuar të tjerët kur i ka parë me të dy prindërit, sidoqoftë, ai shprehet se ka pasur një nënë të fortë, që e ka bërë atë, ai që është sot.

“Është lakmia te të tjerët, se fëmija lakmon, si pjesa e dhuratës për shembull. Kur të gjithë fëmijët marrin dhurata nga prindërit, ti njërin nuk e ki. E ke një nënë të shenjtë, e cila të përmbushë, të bën të ndihesh më i fortë se tjerët, se të përgatit ashtu, sepse tek e fundit ne jemi brumë qysh na përgatisin ata, ashtu jemi edhe sot. Më besoni se njerëzit më të suksesshëm, njerëzit më të mirë janë ata”, tha Sinan Vllasaliu.

“Unë e kam pasur një nënë të fortë, por kur duhet. Ka pasur edhe tolerancë kur duhet. Ajo ka pas rolin kryesor në atë që unë jam sot”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]