Kënga e re e Sinboy është bërë mjaft virale në rrjetin social TikTok e jo vetëm, teksa njerëzit më shumë e pëlqejnë edhe për kërcimin që është kthyer në një “sfidë”, e nisur nga vetë reperi.
Gjithsesi, momenti kur mori vëmendjen kjo këngë ishte pasi Rina, ish-partnerja e reperit vendosi që të kërcente njësoj si ai, shoqëruar nga një mik i saji, veprim që i dha njerëzve atë që kërkojnë, toksicitetin dhe “dramën”.
Megjithatë, pothuajse të gjithë fansat e Rinës e vlerësuan videon dhe sensin e saj të humorit (pse jo edhe thumbimin ndaj ish-it), ndërkohë që së fundmi këngëtarja ka folur për herë të parë në lidhje me arsyen përse vendosi ta bëjë video-n, duke thënë për “Prive” në prapaskenat e “Time aCpsule 2”: .
‘Nuk e kam mendu për keq, po u bë shumë virale, nuk e di pse. Video ishte për suport.’
Pra Rina thjesht ka dashur ta mbështesë reperin, me të cilin siguron se lidhja ka marrë fund dhe nëse i shohim ndonjëherë bashkë, nuk duhet të krijojmë iluzione.
‘Jo nuk jemi bashkë. E them, unë dhe Sinboy vetëm punojmë bashkë. Nëse na shihni bashkë ne kemi punë’- u shpreh këngëtarja, duke sqaruar njëherë e përgjithmonë të gjithë aludimet.