fbpx

Sindikata e Sektorit Privat kërkesë Qeverisë: Hiqeni kushtin për subvencionim të punëtorëve

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës më 3 shtator lansoi një pako 150 milionëshe që do të përfshijë subvencionim të rrymës si dhe mbështetje financiare për disa kategori të shoqërisë.

Mes tjerash, ekzekutivi kishte paraparë që për sektorin privat, mbështetjen ta lë në kapacitetet e punëdhënësve, të cilët do t’i subvencionojë përgjysmë për tre muaj po qe se ua rrisin pagat punëtorëve.

Këtë kushtëzim po e kundërshtojnë nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privatë të Kosovës, të cilët edhe i kanë dërguar letër Kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe Ministrit të Financave, Hekuran Murati.Në shkresat, kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi ka kërkuar që të ndryshohet kushti i fundit për rritjen e pagave të punëtorëve të sektorit privat.

“Sindikata jonë, kërkon që të hiqet kushtëzimi nëse pronarët e kompanive paguajnë për punëtorët nga 50 euro do të paguani edhe ju, andej duke u nisur nga gjendja dhe praktike e kahershme nëse nuk hiqni këtë kushtëzim, 95 % e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës nuk do të kenë mundësin t’i marrin këto mjete”, thuhet në shkresë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]