fbpx

Sipas Vera Orës, një martesë të shëndoshë e mbajnë këto 2 rregulla të arta

nga Revista Kosovarja

Edhe pse është mamaja e një prej artisteve më të suksesshme sot për sot në botë, Vera Ora nuk ka patur nevojë për famën e së bijës për të depërtuar te publiku.

Mjekja psikiatre nga Prishtina është e njohur për kontributin e saj në shërbimin kombëtar shëndetësor (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për nismat e vazhdueshme në mbrojte të fëmijëve dhe grave të dhunuara apo kauzave të tjera sociale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vera Ora është vazhdimisht aktive në rrjete sociale ku ndan momente nga puna e përditshme, eventet e ndryshme ku është e ftuar apo pushimet, të cilat shpeshherë i kalon në mëmëdhe. Sot ajo dhe Besniku festojnë 35-vjetorin e martesës dhe për të rikujtuar këtë moment solemn, ajo ka postuar një foto nga dita e tyre më e lumtur dhe 2 rregullat e saj për të patur një marrëdhënie jetëgjatë.

“Ekzistojnë 2 rregulla të arta miq:

1. Gruaja ka gjithmonë të drejtë.

2. Kur mendoni se ajo e ka gabim, bjerini vetes me shpullë dhe lexoni rregullin e parë.”-shkruan ajo me shaka

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]