fbpx

Situata e sikletshme për avokatin Spartak Ngjela, dëgjohet audio porno gjatë intervistës

nga Revista Kosovarja

Përfitimet e teknoligjisë i kuptuam sidomos gjatë pandemisë, pasi patëm mundësi të komunikonim, punonim e mësonim në distancë.

Por, gjatë kësaj periudhe kemi qenë dëshmitarë edhe të shumë situatave kur njerëz të ndryshëm janë tradhtuar nga teknologjia.

Së fundmi, një situatë e sikletshme i ka ndodhur avokatit Spartak Ngjela gjatë një transmetimi live me “News24”.

Avokati po zhvillonte një lidhje me Skype me gazetaren Ola Bruka kur teksa Ngjela fliste për gjendjen e tensionuar mes Bashës dhe Berishës, dëgjohet papritur zëri i një videoje porno.

Vetë avokati reagoi i habitur teksa dëgjon në kufje zërin e një gruaje dhe pyet gazetaren: “Çfarë është kjo, ça ka kështu?”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]