Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

S’ka alokim të pagave, vazhdon protesta edhe nesër nga transportuesit

nga Revista Kosovarja

Kryeqyteti do të mbetet edhe nesër pa autobusë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë vazhdojnë të presin ekzekutimin e mjeteve financiare nga Komuna e Prishtinës.

Mbi artikull

Nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se rikthimi në punë varet vetëm nga alokimi i borxheve të papaguara, transmeton Klankosova.tv.

Elmi Gashi, në një pronocim për media, tha se sapo paratë të transferohen në llogaritë e punëtorëve dhe operatorëve, shërbimi do të rifillojë menjëherë, për 30 minuta .

“Protesta ka përfunduar, por jemi në pritje të alokimit të mjeteve. Që të paguhen rrogat dhe obligimet ndaj operatorëve privatë, duhet të kryhet bartja e fondeve. Në momentin që ndodh kjo, jemi gati të nisemi me punë, na duhen rreth 30 minuta për t’u përgatitur”, tha Gashi.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]