Alketa Vejsiu njihet dhe vlerësohet si një nga moderatoret më të mira që ka ekrani shqiptar.
E zgjuar, e artikuluar, e bukur dhe shumë pozitive janë vetëm disa nga cilësitë që e karakterizojnë moderatoren, shkruan “Kosovarja”.
Biondja e bukur ka goxha vite karrierë në televizion dhe ajo që vazhdimisht bie në sy është sa e bukur dhe në formë duket gjithmonë.
Sigurisht se edhe për t’u kujdesur për veten kërkon mund e përkushtim, gjë që Alekta e ka dëshmuar disa herë, pasi ajo është e fiksuar pas kujdesit personal.
Së fundi ajo ka publikuar në Instastory një fotografi, ku shfaqet me veshje sportive duke treguar se edhe në vikend ajo nuk pushon nga palestra. /Kosovarja/