fbpx

S’ka vende parkimi në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, AMMK kërkon të pastrohen rrugët

nga Revista Kosovarja

Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, policia thotë se të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, e për rrjedhojë nuk ka vende për parking, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyrje të parkut nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit.

“Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që çon në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon parku nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, kjo po bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge.

Në anën tjetër, Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” falënderoi Policinë e Kosovës për ndihmën e ofruar dhe njëkohësisht i bëri thirrje Departamentit për Mirëmbajtjen e Rrugëve dhe Parkingjeve të MMPHI, që të ndihmojnë në largimin e borës nga rrugët që çojnë në zonën e Brezovicës dhe në parkingjet që ndodhen në këtë zonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]