Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje propozoi që me ndryshim të mënyrës së votimit të përpiqej ta zgjidhte Albulena Haxhiun kryeparlamentari.
Në fillim të vazhdimit të kësaj seanca, kryesuesi Avni Dehari propozoi “votim të fshehtë” me fletëvotime dhe paraprakisht krijimin e një komisioni për këtë.
“Me qëllim të hapjes rrugë për zhbollikim e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë me fletëvotime fizike”, tha ai.
PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ishin kundër kësaj mënyre votimi.
Për komisionin votuan 55 deputetë, kundër një, ndërsa abstenim nuk kishte.
“Atëherë detyrohemi ta ndërpresim seancën. Shihemi më 3 maj në orën 10:00”, tha kryesuesi.