fbpx

Skandal në rrjet! TikTokerja Genta Gjalpi nën hetime

nga Revista Kosovarja

Një video tronditëse po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku shfaqet TikTokerja e njohur Genta Gjalpi, teksa ushtron dhunë fizike ndaj vajzës së mitur të bashkëshortit të saj brenda një supermarketi.

Pamjet, të publikuara fillimisht nga faqja “Jeta osh qef”, janë shpërndarë me shpejtësi dhe kanë shkaktuar reagime të shumta nga publiku.

Ngjarja e rëndë ka alarmuar edhe Policinë e Shtetit, e cila përmes një njoftimi zyrtar konfirmon se janë duke u kryer veprime hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Gj., 35 vjeçe, pasi në një video të publikuar në një portal, duket se kryen veprime të dhunshme kundrejt vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj,” thuhet në deklaratën e policisë.

Por skandali nuk mbaron me kaq! Ka reaguar edhe nëna biologjike e vajzës, e cila, e tronditur nga ajo që ka parë në video, ka shpërthyer me një deklaratë publike:

“Unë jam nëna e fëmijës në video dhe më dridhen duart nga ajo që po shoh. Ky njeri që ngre dorë mbi vajzën time, të cilën ia lë në mirëbesim të atit, do të përballet me ligjin.”

Ndjekësit janë të shokuar, ndërsa vetë Genta Gjalpi ende nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]