Aktakuzat për Thaçin e Veselin dhe pandemia covid-19, kanë ç’orientuar skenën politike të vendit.
Kosova, ndodhet buzë një gremine politike mbushur sfida, ku mungon transparenca institucionale për llogaridhënie dhe organizimi shtetëror për dy gjërat esenciale.
Pasi Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk ka mundësi të jetë pjesë aktive e bisedimeve Kosovë-Serbi, ka mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Nëse presidenti dorëhiqet, Kosova do të jetë para dy sfidave: Para mundësisë së zgjedhjes së një presidenti të ri koncensual ashtu qysh janë zgjedhur deri më tani , apo shkuarjes në zgjedhje të reja me ligjin për ndryshimin e kodin zgjedhor.
Nevoja për të vazhduar bisedimet me Serbinë, do të ishte mirë të mos ketë nxitime. Ka mundësi të mendohet edhe ndryshimi i ligjit për zgjedhjet ku bie edhe zgjedhja elektorale e presidentit si i zgjedhuri i popullit për ta pasur një legjitimitet plotësisht valid institucional.
Kur jemi te bisedimet Kosovë- Serbi, figura e presidentit ndërlidhet kushtetutshmërishtë me praninë e tij në bisedime. Vendi nuk mund të nënshkruajë marrëveshje pa presidentin dhe Kosova, ose duhet ta zgjedhë këtë personalitet në këtë parlament,ose duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Situatë çorientuese në politikë ka bërë edhe rritja enorme e pandemisë në Kosovë. Jo vetëm tubimi i VV-së në shesh , por edhe grumbullimi i njerëzve nëpër kafeteri e gjetiu, ka bërë që rastet të shkojnë në mijëra të infektuar, edhe pse statistikat nuk kanë dhënë shifra me të cilat mund të flitet me argumente.
Në fakt tani virusi covid-19 ka depërtuar edhe në institucione dhe dashëm o s’deshëm, aty ku shfaqet duhet mbyllur deri në një gjendje të re ku rreziku nuk është potencialisht aktiv.
Nuk dihet nëse parlamenti do të vazhdojë kështu trendin e punës, pas daljes pozitive me covid-19 të shefit të grupit parlamentar të LDK-së. Marrë në tërësi skena politike në Kosovë është totalisht e çorientuar. Nëse krejt këto gjëra do të jenë akoma të pranishme, ka mundësi që këtë vit të mos ketë fare bisedime. S.K. /Kosovarja/