Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi kanë filluar pushimet.
Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi nuk po e fshehin më lidhjen e tyre, çifti kanë filluar pushimet së bashku në jug të Shqipërisë, prej nga po ndajnë momente edhe me ndjekësit.
Mirëpo nuk janë vetëm mjaltë pushimet e tyre, këngëtarja ka publikuar disa video në Instagram ku aktori shihet duke e acaruar atë.
Romeo ka zënë një oktapod në det dhe po e frikëson të dashurën me të, e cila sipër videos shkruan “Ma nxiu jetën”.