fbpx

Skënder Durmishi ambasador i Kosovës në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Skënder Durmishi ka marrë detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri.

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, i uroi mirëseardhje Durmishit.

“Bisedova me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

“Ky bashkëpunim ka patur dhe do ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”, shtoi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]