fbpx

Skenderaj: Burri e rrah dhe e bën “llom” gruan në natën e Shën Valentinit

nga Revista Kosovarja

Një grua në Skenderaj është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, në natën e Shën Valentinit, konkretisht rreth orës 22:25.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor si dhe urdhër mbrojtës.

Gruaja është kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuari me rekomandimin e prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë ditës së Shën Valentinit ka pasur edhe raste tjera të dhunës, ngacmimit e kërcënimit ndaj grave.

Në Prishtinë, një person në gjendje të dehur ka kërcënuar viktimën femër kosovare.

Ndërkohë, në Komoran, një person e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka shantazhuar një grua.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]