Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Skulptori Arben Bajo që humbi jetën sot ka realizuar shtatoren e Vaçe Zelës

nga Revista Kosovarja

Skulptori Arben Bajo që ka vdekur sot si pasojë e koronavirus, pas vete ka lënë shumë skulptura të njohura, të cilat janë vendosë edhe në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Mbi artikull

Ai është i njohur edhe për shtatoren e artistes së madhe Vaçe Zela, që është vendosë në Lushnje. KultPlus ju sjell këtë vepër arti të artistit Arben Bajo

Për vdekjen e artistit në fjalë, sot ka shprehur ngushëllime edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe një numër i madh artistësh nga Kosova dhe Shqipëria. Ata kanë vlerësuar lartë kontributin artistik të skulptorit Arben Bajo.

Ai ka lindur në vitin 1967 në Gjirokastër, teksa studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit teksa përveç se është realizues i shtatores së Vaçe Zelës ai ka realizuar edhe shtatoren e At Zef Pellumbit dhe Asim Zenelit. / KultPlus/

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]