Vera ka mbërritur edhe për aktoren e njohur kolumbiane Sofia Vergara, e cila nuk hezitoi ta ndante këtë moment me ndjekësit e saj në Instagram.
52-vjeçarja publikoi një foto provokuese pranë pishinës së shtëpisë së saj, ku shfaqet e shtrirë topless, duke shënuar simbolikisht fillimin e sezonit të verës.
Postimi shoqërohej me mbishkrimin “Llego el verano!”(Erdhi vera!) Një mesazh që e ka përdorur edhe në të kaluarën për të përshëndetur stinën më të ngrohtë të vitit.
Fotoja nxori në pah linjat e saj të admirueshme, shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale, madje edhe nga supermodelja Heidi Klum, e njohur për postime të ngjashme që shpesh tërheqin vëmendje në internet.
Nuk është hera e parë që Vergara ndan me ndjekësit e saj momente të tilla. Edhe verën e kaluar, në të njëjtën periudhë, ajo postoi një imazh të ngjashëm duke përdorur të njëjtën frazë për të mirëpritur verën.
Sofia Vergara, përveçse një ikonë televizive dhe yll i “Modern Family”, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjete sociale, me çdo postim të saj që bëhet menjëherë viral.