Adnan Blaku apo siç njihet tek publiku shqiptar me emrin e artit “Sofija” karakterizohet si ndër personazhet më të kërkuara ne skenën e aktrimit.
Ai për vite me radhë e sfidojë veten me role të ndryshme, ku më së shumti u pëlqye si Sofija një femër plotë gjallëri e shumë e dashur , shkruan “Kosovarja”.
Tani kemi hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit ku edhe fytyrat publike kanë njoftuar se do të agjërojnë duke shpërndarë postime të shumta në rrjetet sociale.
Edhe Adnani ishte ai i cili me anë të një mesazhi bëri të ditur që do të agjëroj duke shpërndarë një mesazh mjaftë vetëdijësues për popullin shqiptar.
“Jepni dashni se falas është. Syfyr hangra, njet e bana, hypa në vage u mata. Zoti na dasht forcë. Merrnum me të mirë qeto ditë… mos kem probleme ju dua”, ishte mbishkrimi i fotografisë duke shpresuar që të gjithë do të solidarizohemi./Kosovarja/