Gaboni, Somalia, Saint Lucia, Burkina Faso, Maldivet, Antigua dhe Barbuda, Libia dhe Esëatini. Këto janë shtetet që sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë çnjohur Kosovën.
Këto pretendime, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ia bëri të ditura popullit të tij, në adresimin vjetor, në fund të vitit të kaluar.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, pati reaguar pas deklaratave të presidentit serb.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton që nuk ka asnjë njoftim në MPJD dhe as në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb se disa shtete paskan tërhequr njohjen”.
MPJD deklaroi se një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë.