fbpx

Sonte në “Balle’s Club” në Prishtinë ylli i Turqisë, vajza e Ibrahim Tatlises

nga Revista Kosovarja

Prej ditësh të gjithë po flasin për ardhjen e vajzës së Ibrahim Tatlises në Kosovë.

Dilan Çitak Tatlises është një nga yjet e momentit në Turqi, me një potencial vokal të jashtëzakonshëm dhe me shumë hie.

Jo rastësisht, ardhja e një prej yjeve të mëdhenj të Turqisë në vendin tonë, ka krijuar sensacion.

Dilan, do të këndoj në klubin më të përfolur të ditëve të fundit, në “Balle’s Club” që gjendet në Dragodan, e i cili sonte do të shndërrohet në vendin e atmosferës së pakrahasueshme.

Dilan, do të flasë ekskluzivisht për emisionin e Granit Miftarit, “IN and OUT”, i cili transmetohet në “RTV21”, ndërkohë “Kosovarja” do të sjell video e fotografi nga ndeja e madhe që do të mbahet në “Balle’s Club”.

Ndryshe, Dilan është martuar pak ditë më parë dhe para pushimeve të muajit të mjaltit ka zgjedhur ta ndezë atmosferën në Kosovë.

https://www.instagram.com/reel/CjsPi2iIgV5/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]