fbpx

Sonte në BBVA: Zbulohet kush është banori që largohet, dy hyrjet e reja, zbardhet edhe lëvizja e Kejvinës

nga Revista Kosovarja

Valbona Mema këngëtarja e muzikës popullore pritet ti bashkohet sonte gjatë spektaklit shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Xhonatan Islami, djali i parashutistit Alket Islami do bëhet po ashtu pjesë e Big Brother VIP Albania natën e sotme.

Të njëjtat burime thanë për Replikën se sonte lë shtëpinë Ronaldo Sharka, duke vazhduar kështu konkurimin tre banorët e tjerë që ishin në nominim.

Ndërkohë Kejvina Kthella do t’i bashkohet studios për herë të parë pas përjashtimit të saj nga BBVIP. Në spektakël do diskutohet mbi banorët që janë ankuar këto ditë për produksionin.

Gjithashtu të gjithë janë me sy e veshë drejt spektaklit nëse do bëhet pjesë sonte edhe Butrint Imeri.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]