Behgjet Pacolli ka ndarë një mesazh emocional përmes rrjeteve sociale në lidhje me dasmën e nipit të tij, Fisnikut, me Jetën, që po zhvillohet sot në Marec.
Ai bëri të ditur se ceremonia po mbahet sipas traditës së vjetër shqiptare dhe është dedikuar ekskluzivisht për familjen e ngushtë.
Për shkak të arsyeve të paparashikuara, Pacolli nuk ka mundur të jetë fizikisht i pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme familjare, por thekson se është i lidhur shpirtërisht me këtë ditë të veçantë, shkruan “Kosovarja”.
“Uroj nga zemra që kjo ditë të jetë vetëm fillimi i një jete plot dashuri, lumturi dhe begati”, shprehet ai në urimin e tij drejtuar çiftit dhe gjithë familjes.
Ngjarja po zhvillohet në fshatin e lindjes së Fisnikut, në një atmosferë të ngrohtë e tradicionale, siç tregojnë edhe pamjet e publikuara nga ceremonia.