Me vetëm një javë të mbetur deri në finale, çdo hap është i rëndësishëm dhe çdo vendim mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.
Më 20 qershor, “Ferma Vip 2” do të mbyllë dyert e një tjetër edicioni të suksesshëm, ndërsa prime i kësaj të premte pritet të shkaktojë një stuhi emocionesh, përballje të forta e momente të paharruara për pjesëmarrësit dhe të gjithë publikun besnik të këtyre muajve.
Në këto ditë të fundit, sytë janë drejtuar tek rivaliteti i fortë i secilit fermer. Ndërsa disa nga ata kanë krijuar lidhje të forta miqësore, të tjerë po luftojnë për të ruajtur pozitat e tyre brenda fermës.
Sfidat fizike dhe mendore janë bërë më intensive, dhe tensionet mes fermerëve janë të dukshme çdo orë që kalon.
Në fazën më të avancuar të lojës, secili prej fermerëve është bërë faktor diskutimi jo vetëm nga konkurrentët por edhe nga publiku, ndërsa tensionet e shumta të krijuara, kanë vetëm një qëllim, arritjen e finales dhe fitimin e çmimit të madh.
Ferma ka arritur kulmin e saj. Po çfarë do të ndodhë sonte në mbrëmje, dhe kush do të jetë finalisti i tretë mes Big Bastës dhe Anduelit? Publiku është ai që do të vendos sërish përmes votës së tij. Ndaj mos harroni të votoni të preferuarin tuaj. Çdo gjë mund të ndryshojë në një çast…