54
Kosova së fundi ka pranuar kontigjentin e parë të vaksinave kundër Covid-19 nga mekanizmi COVAX.
I pari që u vaksinua ishte kryeministri Albin Kurti e më pas pas zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli dhe infektologu Sali Ahmeti.
Ndërsa sot nis vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori”.
Procesi i vaksinimit nëpër komuna do të nis të enjten ose premten e kësaj jave.
Kurti pas marrjes së dozës apeloi te të gjithë qytetarët që të vaksinohen.