fbpx

Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit që u godit për vdekje nga vetura në autostradë

nga Revista Kosovarja

Molos Delija, njëri nga personat që u godit për vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, do të varroset sot në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Molosi vdiq në moshën 20-vjeçare.

Nga aksidenti i mbrëmshëm mbetën të vdekur tre të rinj, teksa lidhur me rastin me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dy persona të dyshuar.

Dyshohet se mbrëmë u organizuan gara ilegale, ndërsa viktimat ishin në cilësinë e këmbësoreve kur vetura humbi kontrollin duke i goditur ata për vdekje.
Pas këtij rasti u kërkuan dënime më të ashpra në trafik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]