13
Ka vdekur dje në rrethana tragjike i riu nga Pozherani, Ideal Halabaku, shkruan Gazeta Sinjali.
Halabaku, dyshohet se ka rënë lartësia e urës “Arbën Xhaferi”, pas një vetaksidenti dhe trupi i tij tashmë është tërhequr nga vendi ku ka ndodh rasti tragjik.
Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës, e cila ka treguar detaje për rastin tragjik.
“Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.