Sot është 1 maji, që njihet si Dita e Punëtorëve. Në të gjithë botën njerëzit protestojnë duke kërkuar kushte të dinjitetshme për punëtorët.
E protesta të tilla do të orgaznizohen edhe në Prishtinë.
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat te Kosovës për nder të 1 majit do ta fillojë protestën nga ora 11:00, e cila do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” e do të vazhdojë deri para objektit të Qeverisë.
Po ashtu nga ora 12:00 do të fillojë protesta e dytë që do të mbahet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist nën thirrjen: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes.