fbpx

Sot ka festë në familjen e Albulena Haxhiut

nga Revista Kosovarja

Një ditë e veçantë në familjen e ministres Albulena Haxhiu!

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale urimin plot dashuri për vajzën e saj të vetme, Andrrën, e cila feston ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen, Andrra jonë e vogël 💕 Qofsh gjithmonë e mbushur me buzëqeshje dhe e rrethuar nga njerëzit që të duan. Të dua pafund 💕🌸”, ka shkruar Albulena në një postim që ka prekur zemrat e shumë ndjekësve.

Andrra është vajza e vetme e Haxhiut dhe duket se për të, kjo ditë ka një rëndësi të veçantë, e mbushur me emocione dhe dashuri familjare. Urimi i saj është pritur me komente të shumta nga miq, ndjekës e figura publike që i kanë bashkuar urimeve për vogëlushen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]