Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sot kthehet në Kosovë vajza që mbeti e ngujuar nga pandemia në Spanjë

nga Revista Kosovarja

Sot do të kthehet në Kosovë një vajzë e cila që nga shpërthimi i pandemisë kishte mbetur e ngujuar në Spanjë.

Mbi artikull

Lajmin për kthimin e saj e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu.

Ajo kishte mbetur në qytetin spanjoll Malaga, për më shumë se dy muaj.

“Një vajzë e ngujuar në Malaga që nga shpërthimi i pandemisë në Spanjë, sot po kthehet ne Kosovë. Riatdhesimi i saj po ndodhë pas shumë përpjekjeve. I falenderoj të gjitha institucionet dhe njerëzit e involvuar në këtë proces. Vajzes i deshirojmë fluturim të mbarë dhe bashkim sa më të shpejtë me familjen!”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Moneytizer Paragrafi 4

https://www.facebook.com/ylber.kryeziu/posts/10157227651773807